Bjondia ruse ia lyp, Getinjo shokon me veprimin e tij

  • 20 August 2019 - 10:03
Bjondia ruse ia lyp, Getinjo shokon me veprimin e tij

Getinjo është një nga reperët më të preferuar në estradën shqiptare. Ai dhe vëllai i tij Mozzik ia kanë dalë që ndër vite të kenë goxha sukses në muzikën që bëjnë.

Ai është shumë aktiv në rrjetet e tij sociale ku ndan për fansat foto dhe video të ndryshme si nga jeta profesionale po ashtu dhe nga ajo personale. Ditën e djeshme ai ka postuar një foto në llogarinë e tij të Instagramit me një përshkrim që të lë pa fjalë.

"Bjondina vjen e ma "lyp" mua, prej Rusisë, "bro" e rrej që jam homo," - ka shkruar ai duke treguar mënyrën se si ai i largon nga vetja vajzat me të cilat nuk do të ketë të bëjë asgjë prej gjëje. Ky postim nuk është pritur mirë nga ndjekësit e tij dhe për këtë arsye ai mori vendimin për ta fshirë nga llogaria e tij e Instagramit.

(Kosova Sot Online)