Adelina Tahiri emocionon me fjalët për babain: Për mua dashuria e parë ishe ti

  • 20 August 2019 - 12:04
Adelina Tahiri emocionon me fjalët për babain: Për mua dashuria e parë ishe ti

Në intervista të ndryshme, por edhe përmes postimeve në rrjete sociale, Adelina Tahiri ka treguar shpesh se ka një lidhje shumë speciale me babain e saj. Sot i ati i këngëtares feston ditëlindjen dhe për ta uruar Adelina i ka bërë një dedikim shumë emocionues. Ajo ka publikuar në ‘Instagram’ një foto të babait, në të cilën ai shihet duke mbajtur në krahë djalin e saj, Jon.

Pavarësisht se tashmë Adelina është bërë nënë, ajo vazhdon të mbetet e përkëdhelura e babait të saj. Dedikimin që i ka bërë të atit vetëm vajzat e kuptojnë, por kushdo që do e lexonte do emocionohej. “Urime ditëlindjen babai im më i miri në botë! Ti më mësove të jem e fortë, ti më mësove të luftoj, ti më mësove të dua! Mos harro për mua dashuria e parë ishe ti. Të do Adelina jote e vogël”, ka shkruar këngëtarja në urimin për të atin.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by AdelinaTahiriMarkov (@adelina_tahiri1) on

(Kosova Sot Online)