Në hapat e mamasë, Fernando i Çiljetës tregon talentin në muzikë

  • 20 August 2019 - 13:25
Në hapat e mamasë, Fernando i Çiljetës tregon talentin në muzikë

Dy ditë më parë, këngëtarja Çiljeta Xhilaga publikoi këngën e saj më të re në bashkëpunim me këngëtarin e ri, Estto-n.

Kënga u titullua “A je mirë” dhe deri tani ka marrë mijëra klikime në Youtube.

Duket se fansi më i madh i kësaj kënge dhe në fakt i të gjitha këngëve të Çiljetës, është i vogli i saj, Fernando.

Këngëtarja ka filmuar të birin i cili kishte vendosur këngën e saj në lokalin ku po kalonin paraditen së bashku.

“Kur Fernando bën Dj-n”- shkruan Çiljeta krahas videos së të birit, i cili shfaqet para kompjuterit duke përzgjedhur këngët.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Ciljeta Xhilaga (@ciljetaxhilaga) on

Mesa duket, ai e ka njësoj pasion muzikën ashtu si mamaja e tij.

Ne jemi të sigurt se në të ardhmen Fernandon do ta shohim në botën e artit, në mos duke kënduar, duke bërë muzikë.

(Kosova Sot Online)