Zbulohet arsyeja: Ja pse nisën problemet mes Jonida Maliqit dhe Romeo Veshajt

  • 21 August 2019 - 10:35
Zbulohet arsyeja: Ja pse nisën problemet mes Jonida Maliqit dhe Romeo Veshajt

Prej kohësh këngëtarja Jonida Maliqi dhe aktori Romeo Veshaj po përfliteshin për një lidhje mes tyre.

Ata ishin parë shpesh në shoqërinë e njëri-tjetrit dhe vetëm një muaj më parë e konfirmuan lidhjen në emisionin “Treshat”.

Jonida u afrua ta puthë Romeon në faqe ndërsa ai iu drejtua në buzë, duke lënë të kuptohet se tashmë ishin bashkë.

Mirëpo, vetëm një muaj pasi bënë publike lidhjen, mes çiftit nisën problemet.

Ata po i kalonin pushimet të ndarë dhe në Instagram nisën postimet me mesazhe indirekte për njëri-tjetrin.

Sipas “Dosja.al”, arsyeja pse çifti po kalon një krizë është xhelozia.

Ende nuk dihet se cili person është bërë shkak për xhelozinë e çiftit, megjithatë ata vazhdojnë të ndiqen në Instagram dhe Romeo pëlqen vazhdimisht postimet e Jonidës.

Mbetet vetëm të presim për të mësuar të reja nga lidhja e çiftit, lidhje e cila së fundmi është kthyer në kryefjalën e showbiz-it shqiptar.

Image
Image
Image

(Kosova Sot Online)