Për herë të parë në një foto me 4 fëmijët, Kim Kardashian tregon vështirësitë për realizimin e saj

  • 22 August 2019 - 11:21
Për herë të parë në një foto me 4 fëmijët, Kim Kardashian tregon vështirësitë për realizimin e saj

Së fundmi Kim Kardashian ka udhëtuar drejt Bahamasit së bashku me fëmijët e saj për të kaluar disa ditë pushime. Prej andej Kim publikoi për herë të parë një foto me katër fëmijët, North West, Saint West, Chicago West dhe Psalm West. Pavarësisht se ky është një nga imazhet më të bukura që ylli i televizionit ka publikuar ndonjëherë, duket se për Kim nuk ka qenë aspak e lehtë realizimi i fotografisë. “Mendoja se të bëja foto me tre fëmijë ishte e vështirë, por oh Zot kjo është e pamundur”, ka shkruar ajo përkrah fotos me shaka.

Dy vajzat Chicago dhe North ishin veshur njësoj me Kim, me një trupore në ngjyrë argjendi. Në këto ditë pushime Kim Kardashian, i është bashkuar edhe motra e saj Khloe së bashku me vajzën 1-vjeçare True Thompson. Ndërkohë kujtojmë se Kim ka vetëm pak muaj që po përjeton eksperiencën si nënë e katër fëmijëve, sepse djali i saj Psalm erdhi në jetë në muajin maj.

(Kosova Sot Online)