Ndryshimet e papritura në ‘look’ të vajzave të njohura që na befasuan të gjithëve këtë verë

  • 22 August 2019 - 12:59
Ndryshimet e papritura në ‘look’ të vajzave të njohura që na befasuan të gjithëve këtë verë

Ndryshimi i ‘look-ut’ kur vjen një sezon i ri duket si diçka tepër e bukur për shumë vajza dhe gra, e pjesa më e madhe e tyre preferojnë të eksperimentojnë gjatë verës, kur çdo lloj pamje është e pranueshme. Në verë askush nuk ka frikë të provojë të lyejë flokët në një ngjyrë shumë të çelët, siç mund të jetë roza, sepse shkon më së miri me vetë sezonin.

Për këtë arsye një pjesë e madhe e vajzave të njohura shqiptare nuk nguruan që këtë vit të eksperimentonin sipas dëshirës me pamjen e tyre dhe disa ndryshime ishin vërtetë të paimagjinueshme.

Disa prej tyre na befasuan, sepse pikërisht atëherë kur të gjithë menduam se do t’i qëndronin besnike një ‘look-u’ ato vendosën të ndryshonin. Dy prej tyre ishin Nevina Shtylla dhe Juliana Pasha, të cilat këtë verë vendosën të provonin diçka ndryshe. Nga një bionde e përhershme, Juliana vendosi t’i kthente flokët në ngjyrë rozë dhe pavarësisht se ndryshimi ishte i madh ajo dukej vërtetë shumë bukur.

Ndërsa Nevina Shtylla e çeli ngjyrën e flokëve duke e bërë diçka që i afrohet asaj të mjaltit dhe ky ndryshim i saj erdhi i papritur, sepse gjithmonë ishim mësuar ta shihnim si brune.

Eneda Tarifa gjithashtu ndryshoi tërësisht, por në krahasim me të tjerat ajo vendosi t’i kthehej ngjyrës së saj natyrale.

Eksperimentet më të veçanta ishin ato të Dafina Zeqirit dhe Eni Koçit, të cilat i befasuan të gjithë me ndryshimet që pësuan. Të dyja ju kthyen një stili të vjetër të tyre, por këtë herë në një formë akoma më të bukur. Dafina i preu flokët shkurt dhe i bëri biond, ndërsa Eni ju rikthye ngjyrës rozë që përafron edhe me të kuqen.

Ndërsa Morena taraku ka qenë një ndër personazhet e njohur që ka ndryshuar më shpesh pamje dhe duket se ende për shumë kohë nuk do të “gjejë rehat” me pamjen e saj.

Pavarësisht se të tilla eksperimente me ‘look-un’ duken shumë të bukura, ekspertët rekomandojnë që të mos ketë ndryshime të menjëhershme në ngjyrën e flokëve, sidomos në stinën e verës. Është mirë që ndryshimet të vijnë gradualisht, sepse floku mund të dëmtohet. Megjithatë vajzat e njohura me siguri nuk e lejojnë këtë gjë, sepse ato i trajtojnë gjithmonë flokët e tyre me produktet më të mira. 

(Kosova Sot Online)