Hailey dhe Justin shpërndajnë ftesat e dasmës dhe mund të themi se ato janë më të veçantat që kemi parë

  • 22 August 2019 - 13:04
Hailey dhe Justin shpërndajnë ftesat e dasmës dhe mund të themi se ato janë më të veçantat që kemi parë

Hailey Baldwin dhe Justin Bieber do të organizojnë sërish një dasmë të dytë, për të festuar për dashurinë e tyre. Çifti i njohur ka filluar të shpërndajë ftesat e dasmës dhe mund të themi se ato janë më të veçantat që kemi parë deri më sot. “TMZ’ ka arritur të zbulojë një ftesë të dasmës, e cila është konceptuar në formën e një libri komik.

Hailey dhe Justin janë kujdesur që ftesa e tyre të jetë larg pamjes formale dhe duket se janë kanë arritur qëllimit. Në të thuhet se dasma do të mbahet në 30 shtator në Karolinën e Jugut dhe përkrah shkruhet: “Jemi të nderuar t’ju kemi pranë në këtë ditë speciale”.

Dyshja e njohur nuk kanë asnjë lidhje me Karolinën e Jugut, duke qenë se Justin është me origjinë kanadez, ndërsa Hailey nga New York-u dhe duket se ata e kanë zgjedhur këtë vend thjeshtë sepse ju pëlqen. Për më tepër Karolina e Jugut është mjaft e njohur për vendet përrallore që janë të përshtatshme për organizimin e dasmave, prandaj shumë çifte zgjedhin ta celebrojnë dashurinë e tyre atje. 

(Kosova Sot Online)