Çfarë ka shkruar? Hailey Bieber zbulon dy tatuazhet e reja në trup

  • 22 August 2019 - 15:01
Çfarë ka shkruar? Hailey Bieber zbulon dy tatuazhet e reja në trup

Përveç se një nga modelet më të komentuara të “Hollywood” dhe bashkëshortja e Justin Bieber, Hailey Bieber njihet edhe për stilin e saj të veçantë, qoftë kjo në veshje apo në ‘look’.

Edhe dashuria e saj për tatuazhet minimaliste nuk është ndonjë sekret, pasi Hailey ka zbuluar se ka disa në trupin e saj. Këtë herë, paparacët kanë shkrepur disa foto të modeles ku duken qartë dy tatuazhet e reja në gishta dhe në qafë. Tek gishtat dallohen disa lule të vogla, ndërsa tek pjesa e qafës nëse e afron foton, lexohet si “love” ose “lovely”.

Të gjithë po shpresonin të shihnin ndonjë detaj të Justin tek Hailey, megjithatë asgjë nuk është e pamundur. Përveç dashurisë për njëri-tjetrin, këngëtari dhe modelja ndajnë dashurinë për tatuazhet. Nuk duhet të habitemi nëse në të ardhmen shohim një dedikim për njëri-tjetrin të gdhendur në trup.

(Kosova Sot Online)