Dafina Zeqiri lutet për Amazonën: Njerëz zgjohuni, toka është shtëpia jonë!

  • 23 August 2019 - 10:22
Dafina Zeqiri lutet për Amazonën: Njerëz zgjohuni, toka është shtëpia jonë!

“Amazona konsiderohet si mushkëria e Tokës sonë! Zgjohuni njerëz, lutuni për planetin tonë! Shtëpinë tonë!
#prayforamazonia kujdesuni për mjedisin tonë!”.

Ky është reagimi i këngëtares shqiptare Dafina Zeqiri, pas lajmeve të kobshme për djegjen e pyjeve tropikal të Amazonës.

Sensibilizimi ndërkombëtar po rritet ndjeshëm, pasi tymi i zi i pyjeve dhe kafshëve që digjen bashkë me pemët, mbuloi qytetin e Sao Paolo.
Kjo situatë që ndikon në gjithë planetin tonë ka prekur jo vetëm figura politike, por edhe emra të njohur të artit e muzikës.

(Kosova Sot Online)