Çifti i njohur turk konfirmon lajmin, shumë shpejt prindër për herë të dytë

  • 23 August 2019 - 10:24
Çifti i njohur turk konfirmon lajmin, shumë shpejt prindër për herë të dytë

Dyshja e njohur e aktorëve turq, Halit Ergenç dhe Berguzar Korel kanë bërë me dije për të gjithë fansat e tyre lajmin e bukur se janë në pritje të fëmijës së tyre të dytë. Aktorët e konfirmuan lajmin në media, duke mos fshehur entuziasmin e madh lidhur me këtë moment special në jetën e tyre.

“Jemi në pritje të fëmijës së dytë. Gjithçka po shkon shumë mirë. Siç keni lexuar në media këto kohë, ne po presim fëmijën e dytë. Jam shumë e lumtur dhe po përjetoj ndjesi speciale. Lutem që zoti të bekojë çdo grua me këtë ndjesi”, ka thënë aktorja gjatë daljes së saj publike.

Protagonistët e disa telenovelave mjaft të njohura janë gjithashtu prindër të një djali 9-vjeçar, i quajtur Ali Ergenç.

(Kosova Sot Online)