Pas komenteve të shumta në rrjet, William dhe Kate udhëtojnë në një avion me të gjithë pasagjerët e tjerë

  • 23 August 2019 - 11:13
Pas komenteve të shumta në rrjet, William dhe Kate udhëtojnë në një avion me të gjithë pasagjerët e tjerë

Mënyra se si pjesëtarët e familjes mbretërore kanë zgjedhur të udhëtojnë, ka tërhequr jo pak vëmenjden e publikut. Ndjekësit e pallatit ‘Kensington’ kanë gjykuar ashpër faktin se Meghan Markle dhe Princ Harry kanë udhëtuar me avion privat duke u shprehur se këto mjete demtojnë shumë mjedisin.

Pas komenteve të shumta në rrjet, ‘DailyMail’ ka zbuluar se William dhe Kate kanë udhëtuar me një avion komercial për në Skoci së bashku me fëmijët e tyre. Familja ishte ulur në radhën e parë të avionit duke bërë që askush nga pasagjerët të mos kuptonte se ata ndodheshin aty.

Sipas ndjekësve të pallatit mbretëror këto avione shkaktojnë më pak ndotje në mjedis, ndaj kjo mund të jetë arsyeja pse dyshja ka zgjedhur të udhëtojë në këtë mënyrë, duke i dalë kundër dukshëm zgjedhjes së dukës dhe dukeshës së Sussex për t’u zhvendosur nga njëri vend në tjetrin me avion privat.

(Kosova Sot Online)