Yjet në lot e dhimbje për Amazonën/ Shakira, Mbappe e Ronaldo thirrje botës: Është oksigjeni ynë!

  • 23 August 2019 - 12:18
Yjet në lot e dhimbje për Amazonën/ Shakira, Mbappe e Ronaldo thirrje botës: Është oksigjeni ynë!

Pyjet tropikale të Amazonës prej gati një muaji janë përfshirë nga gjuhë zjarri që duken të pandalshme. Ferri mbi tokë është ajo që po ndodh në njërin prej ekosistemeve më të mëdha në botë.

Kjo situatë ka ngjallur që nga dita e djeshme reagimin e një sërë personazhesh të njohur, ku nuk kanë munguar as futbollistë të njohur si Kylian Mbappe dhe Cristiano Ronaldo.

Ata kanë kërkuar më shumë sensibilizim dhe lutje për Amazonën, që në fakt na jep 20% të oksigjenit që njerëzit e këtij planeti thithin çdo ditë.

“Amazon prodhon më shumë se 20% të oksigjenit në botë dhe po digjet në 3 javët e fundit.“-shkruan Ronaldo.

Ndërkohë, kampioni i botës, solidarizohet me banorët aty, ku shkruan: “Pray for Amazona”.

Këngëtarja me origjinë kolumbiane Shakira, gjithashtu ka bërë një reagim të gjatë për atë që po ndodh në Brazil.

“ Brazili im i dashur. Ngrije zërin dhe ndale shpyllëzimin e Amazonës, e cila gjeneron 20% të oksigjenit që ne thithim. Shtëpia e njerëzve dhe faunës sonë duhet mbrojtur. Amazona është e jona, është e çdokujt”.

Gjithashtu edhe presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi të enjten në mbrëmje se zjarret në Amazonë janë një krizë ndërkombëtare.

“Shtëpia jonë po digjet. Në kuptimin e parë të fjalës, Amazona, mushkëria e planetit tonë që prodhon 20% të oksigjenit, është në zjarr. Kjo është një krizë ndërkombëtare. Anëtarë të G7-ës, të flasim për këtë urgjencë fillimisht gjatë këtyre dy ditëve”, shkroi presidenti francez në rrjete sociale, duke iu referuar frazës së shprehur në vitin 2002 nga paraardhësi i tij Jacques Chirac, “shtëpia jonë digjet dhe ne shohim gjetkë”.

(Kosova Sot Online)