Të dashuruar si ditën e parë! Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku shkëmbejnë puthje pasionante në publik

  • 23 August 2019 - 13:32
Të dashuruar si ditën e parë! Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku shkëmbejnë puthje pasionante në publik

Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku janë ndër çiftet më të pëlqyer të ekranit shqiptar. Prej gati 2 vitesh ata janë të martuar, ndërsa historia e dashurisë ka nisur kohë më parë. Tani ata janë bërë edhe prindër dhe në jetë ka ardhur vogëlushja, të cilën e kanë pagëzuar me emrin Ajka.

Por ndonëse kanë kaluar kaq shumë vite dashuria mes tyre vazhdon të jetë po njësoj dhe duket se asgjë nuk ka ndryshuar në raportin e tyre.

Këtë e tregon edhe një video që ka publikuar Bes Kallaku pak më parë në Instastory.

Ai shfaqet krahas Xhensilës, teksa kërcejnë një kërcim pasionant dhe nuk ngurrojnë të shkëmbejnë puthje në publik me njëri-tjetrin.

Kujtojmë se kohët e fundit Besi dhe Xhensila janë përkushtuar në maksimum në karrierën e tyre dhe secili ka qenë mjaft aktiv. Xhensila po bën namin nëpër koncerte, ndërsa Besi po punon për një film të ri, i cili premton shumë të qeshura.

 

(Kosova Sot Online)