Këngëtarja shqiptare në bashkëpunim me producentin e huaj, zbulon pak nga kënga e re

  • 23 August 2019 - 17:28
Këngëtarja shqiptare në bashkëpunim me producentin e huaj, zbulon pak nga kënga e re

Baby Gee duket se së shpejti do të publikojë hitin e saj më të ri, por ndryshe nga këngët e tjera, këtë projekt ka vendosur ta sjellë në bashkëpunim me artistë të huaj.

Ajo publikoi një video në ‘Instagram’ ku zbuloi pak nga kënga e saj e re dhe mund të themi se fansat po e presin me padurim. Ajo shfaqet krah producentit të njohur Jumpa, i cili pak kohë më parë solli dhe bashkëpunimin me reperin shqiptar Capital t.

Një nga ndjekësit e saj e ka pyetur nëse do ta shohim si repere në këtë këngë dhe ajo i ka kthyer përgjigje vetëm me disa ‘emoji’ djalli, duke nënkuptuar se këtë herë do të ketë surpriza. Ajo gjithashtu ka etikuar 1 këngëtare dhe 1 këngëtar të huaj që me siguri do të kenë pjesë në këtë këngë.

Përsa i përket titullit dhe datës së publikimit nuk dihet ende asgjë, por një gjë është e sigurt, pas lançimit kjo këngë do dëgjohet në shumë vende publike apo klube nate.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Callmegordië (@babygee) on

 

(Kosova Sot Online)