Marina dhe Geti iu japin fund spekulimeve, konfirmojnë se janë bashkë përmes një fotografie

  • 23 August 2019 - 20:59
Marina dhe Geti iu japin fund spekulimeve, konfirmojnë se janë bashkë përmes një fotografie

Ka tash e sa ditë që spekulohet për një krizë në martesën Getoar Selimi dhe Marina Vjollca.

Ndonëse dyshja nuk u prononcuan rreth kësaj çështje, distanca e tyre në rrjetet sociale bëri që fansat të aludojnë për prishje të raporteve mes tyre.

Mirëpo duket se gjithçka po del të jetë e pavërtetë dhe këtë gjë e kanë konfirmuar vet çifti përmes një fotografie të publikuar në rrjetin social Instagram.

Ka qenë reperi Getoar Selimi, ai i cili ka ndarë me ndjekësit e tij një fotografi, ku shfaqet mjaft i lumtur, teksa pranë ka edhe Marinën. 

“Mahalla mood”, ka shkruar Geti në mbishkrimin e kësaj fotografie, në të cilën nuk kanë munguar pëlqimet dhe komentet e shumta.

Përndryshe, reperi dhe prezantuesja e njohur kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë më 10 shtator të vitit 2017.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by GETOAR SELIMI (@ghettogeasy) on

(Kosova Sot Online)