‘A kam një problem?’ Kylie Jenner tregon dollapin gjigand të këpucëve

  • 24 August 2019 - 12:33
‘A kam një problem?’ Kylie Jenner tregon dollapin gjigand të këpucëve

Kështu duke treguar blerjet e ditës, dy palë këpucë me majë nga Balenciaga dhe një palë sandale të sheshta Gucci, themeluesja e “Kylie Cosmetics” njohu rrjetin me një pjesë të mirë të dollapit të saj të pafundmë të këpucëve duke shtuar në fund:

Dhe sipas rrjeteve sociale, Kylie e ka një problem, që është materializmi dhe apatia ndaj çështjeve me rëndësi madhore siç është rasti i zjarreve në Amazonë.

Komentuesë të shumtë i kanë “tërhequr veshin” miliarderes duke i thënë se në vend që të vijonte të koleksionte këpucë mijëra dollarëshe, mund të bënte donacione për kauza të tilla.

“Kylie Jenner është këtu duke blerë palën e 673838 të këpucëve Gucci ndërkohë që pylli i Amazonës po digjet. Kjo vajzë ka para me thasë dhe ndjekës pafund, të paktën mund të bënte një postim në Insta Story për të rritur ndërgjegjësimin!”-ka shkruar dikush në Twitter, ndërkohë që diksuh tjetër shprehet se Kylie mund të shpëtonte Amazonën me siguri me vetëm 10% të të ardhurave të saj.

(Kosova Sot Online)