Vajza e partnerit feston ditëlindjen, Zaimina publikon imazhet e festës gjigante: “Princesha e mbrëmjes!”

  • 24 gusht 2019 - 12:46
Vajza e partnerit feston ditëlindjen, Zaimina publikon imazhet e festës gjigante: “Princesha e mbrëmjes!”

Ndonëse për vite me radhë Zaimina Vasjari ka hezituar të flasë për faktin që partneri i saj Klodian Asllani është baba i dy vajzave nga një marrëdhënie e mëparshme, tashmë duket se gjërat kanë ndryshuar.

Këngëtarja tashmë e shndërruar në sipërmarrëse, në Krishtlindjen e parë të së bijës Khloe ua prezantoi ndjekësve të saj në rrjetet sociale dhe dy motrat e së bijës nga ana e babait, Jennifer dhe Kristel Asllani.

Gradualisht dy vajzat, të cilat mësohet se jetojnë në Itali me nënën e tyre, janë shfaqur gjithnjë e më shumë në profilin e Zaiminës në Instagram dhe mes komenteve të shumta e fotove të pushimeve familjare, është bërë e qartë se ato ndajnë një marrëdhënie të mirë së bashku.

Një gjë të tillë e ka dëshmuar dhe së fundmi Vasjari e cila ka postuar pamje nga festa gjigante e ditëlindjes së vajzës së dytë të partnerit.

“Princesha e mbrëmjes” e ka quajtur ajo Kristel Asllanin, e cila ditën e djeshme ka festuar 14-vjetorin e lindjes.

(Kosova Sot Online)