Aktorja e njohur transformohet totalisht për rolin e saj si Cruella de Vil

  • 25 August 2019 - 08:16
Aktorja e njohur transformohet totalisht për rolin e saj si Cruella de Vil

‘Disney’ pak nga pak po rikthen dhe njëherë serialet apo filmat vizatimorë më të dashur të publikut. Këtë herë bëhet fjalë për filmin ‘101 Dalmatët’, ku roli i personazhit negativ, Cruella de Vil, do luhet nga aktorja e njohur dhe fituesja e disa çmimeve, Emma Stone. ‘Trailer-i’ i filmit nuk është publikuar ende, megjithatë mund të shohim se si do duket ajo në film.

Emma shfaqet totalisht e transformuar dhe shumë ndryshe nga si e shohim zakonisht në rolet e saj. Sipas “Elle” filmi i ri do të ketë në qendër jetën e Cruella-s dhe do të kthehet pas në vitet 70-të, kur ajo ishte 20 vjeç. Për të gjithë fansat, filmi do të dalë në kinema në 28 maj 2021.

(Kosova Sot Online)