E ‘çmendur’ pas ngjyrave, reperja shqiptare ndryshon sërish ‘look’

  • 25 August 2019 - 09:53
E ‘çmendur’ pas ngjyrave, reperja shqiptare ndryshon sërish ‘look’

Rina Balaj është një nga artistet shqiptare fama e së cilës sa vjen e rritet. Reperja është gjithashtu aktive në rrjete sociale, ku shpeshherë ndan me ndjekësit e saj projekte të ndryshme muzikore apo momente nga jeta private. Së fundmi, ajo ka zbuluar se ka ndryshuar sërish ‘look’ dhe i ka kthyer flokët në ngjyrë lejla dhe bojëqielli.

Rina ka vërtetuar se është e ‘çmendur’ pas ngjyrave të ndezura dhe eksperimenteve të tilla me ‘look-un’ e saj, megjithatë këto ndryshime gjithmonë priten shumë mirë nga fansat e saj, që e mbështesin në çdo gjë.

Përpara këtij ‘look-u’, reperja kishte flokë të gjata në ngjyrë të kuqe të ndezur. Me siguri pamja e saj e re do jetë diçka e përkohshme, kështu që na mbetet të presim dhe të shohim nëse ajo do vendosë t’i kthehet natyrales, apo do vazhdojë me eksperimentet e  saj.

(Kosova Sot Online)