Vetëm për djalin e saj, këngëtarja shqiptare performon me kitarë këngën e preferuar të bebave

  • 25 August 2019 - 12:27
Vetëm për djalin e saj, këngëtarja shqiptare performon me kitarë këngën e preferuar të bebave

Gjira Kajtazi është bërë mama për herë të parë dhe duket se po e shijon në maksimum mëmësinë. Ajo ndan me ndjekësit shpeshherë pamje të Maël shoqëruar me fjalë të ëmbla dedikuar atij.

Këtë herë, ajo ka bërë një dedikim për vogëlushin në mënyrën që ajo më mirë di, duke kënduar. Shoqëruar nga kitare, Gjira ka kënduar një version akustik të këngës ‘Qingji i vogël’ dhe krahas videos ka shkruar: “Vetëm për Maëlin”. Melodia e qetë e këngës ka tërhequr dhe vëmendjen e fansave, të cilët e kanë përgëzuar këngëtaren për performancën. ‘Qingji i vogël’ është një nga këngët e preferuara të bebave. Me siguri e tillë është dhe për vogëlushin Maël.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Gjira (@gjirakajtazi) on

(Kosova Sot Online)