Pas intervistës së Adelinës, Leonora bën veprimin befasues...

  • 25 August 2019 - 13:08
Pas intervistës së Adelinës, Leonora bën veprimin befasues...

Adelina Ismaili ishte e ftuar së fundi shpalosi shumë nga momentet më të përfolura të jetës së saj si këngëtare.

E këtij rrëfimi nuk kishte si t’i ikte edhe momenti i përleshjes me Leonora Jakupin, ku Adelina shpjegoi se si ndodhi gjithçka, ndërsa thotë se nuk mendon se me Leonorën ka ose kishte rivalitet ndonjëherë, por vetëm ndodhi çfarë ndodhi. 

E megjithëse Leonora nuk ka bërë ndonjë reagim direkt pas kësaj deklarate të Adelinës, ajo ka bërë një postim që ka ngjallur mjaft diskutime.

Leonora ka postuar një video nga koncerti që ka mbajtur në Drenicë, ndërsa me shkronja të mëdha shkruhet fjala ‘DIVA’, duke treguar përkrahjen e madhe që këngëtarja vazhdon ta ketë nga publiku, sidomos nga vendlindja e saj.

Image

(Kosova Sot Online)