Pra, Kim Kardashian e zgjodhi fëmijën e preferuar nga të katërt dhe e dini kush është?

  • 26 August 2019 - 12:08
Pra, Kim Kardashian e zgjodhi fëmijën e preferuar nga të katërt dhe e dini kush është?

Ajo është nënë e katër fëmijëve dhe kjo gjë nuk e bën të vështirë të ketë një të preferuar ndër vogëlushët e saj!

Kim Kardashian e ka zgjedhur bebushin e saj më të mirë dhe ai është vogëlushi i saj 3-muajsh Psalm, me të cilin e kaloi fundjavën!

Nëna e katër fëmijëve publikoi një fotografi të saj me vogëlushin në Instagram, ku e quante Psalm-in, bebushin “më të mirë dhe më të ëmbël që ka pasur ndonjëherë”.

“Burri im i vockël është më i ëmbli! Sinqerisht ai është vogëlushi më i mirë. Fle gjatë natës dhe deri tani është shumë i qetë. Si ka mundësi që jam kaq me fat?”

Ylli i “Keeping up with the Kardashian” e kaloi fundjavën pranë familjes.

Më herët ajo publikoi edhe disa foto me të voglën Chicago, e cila është kopje e mamit të saj dhe i ngjan shumë.

(Kosova Sot Online)