Të jesh i famshëm nuk do të thotë ta kesh jetën fushë me lule, Gashi rrëfen anët negative të famës

  • 26 August 2019 - 12:22
Të jesh i famshëm nuk do të thotë ta kesh jetën fushë me lule, Gashi rrëfen anët negative të famës

Gashi padyshim që ka pasur sukseset e tij në tregun botëror të industrisë muzikore.

Ai është kthyer në një nga reperët që ka pasur vlerësim të madh nga “yje” botërore duke pasur plot bashkëpunime me ta dhe këngë të cilat janë shndërruar në HIT-e.

Reperi nuk ka nguruar kurrë për të treguar me krenari origjinën e tij shqiptare dhe në festivalin “Sunny Hill” i cili u shfaq i veshur me një bluzë me shqiponjën e madhe dykrenare në shpinën e tij, ku gjithmonë mban dhe varësen me shqiponjën dy krenare të cilën nuk e heq asnjëherë.

Së fundmi, reperi ka postuar një foto në llogarinë e tij të Instagramit, Instastory ku shihet i lodhur dhe i mërzitur, po ashtu duke treguar edhe vështirësitë që vijnë nga të qenurit i famshëm.

"Nuk kam fjetur në pesë ditë. Është çmenduri si punoj kaq fort. Gjithmonë kam pyetur veten si mund të ankohen artistët "Ato jetojnë jetën", por mu desh të bëhesha i famshem për të kuptuar që gjithçka që synoj nuk është as e vërtetë. Mezi po pres të publikoj këto dy albume dhe të kaloj më shumë kohë me familjen time.

Më ka marrë malli për kohët kur nuk shqetësohesha se njerëzit do të më njihnin kur të dilja për të ngrënë. Jam shumë mirënjohës por duhet të gjej qetësinë time mendore, nuk dua ta humbas balancën. Prindërit e mi më thanë që janë krenarë për mua kur ndaluan te hoteli , une qava sepse nuk munda të festoja me to."- ka shkruar reperi duke na treguar se jeta e një të famshmi nuk është aspak e lehtë dhe nuk është ashtu siç duket nëpër portale ose tv.

(Kosova Sot Online)