Këtë s’e kishim dëgjuar! Fansat organizojnë protestë kundër ndarjes së Robertit me Norën

  • 27 August 2019 - 09:08
Këtë s’e kishim dëgjuar! Fansat organizojnë protestë kundër ndarjes së Robertit me Norën

Ndarja e Robert Berishës dhe Nora Istrefit është kthyer në ngjarjen më të bujshme të momentit dhe fakti që ata s’do të jenë më bashkë duket i papranueshëm nga fansat e çiftit.

Madje, puna ka shkuar deri në atë pikë saqë njerëzit kanë organizuar një protestë kundër ndarjes së tyre dhe i ftojnë të gjithë në Facebook të marrin pjesë.

“Protestë kundër ndarjes së Robertit me Norën dhe probleme të tjera”, quhet eventi i cili do të organizohet nga data 31 gusht, deri më 3 shtator.

“Mjaft është mjaft! U ndanë Blero me Teutën, heshtëm. U ndanë 53 milionë për Bechtel Enken, heshtëm. U ndanë VV-ja, po ashtu heshtëm. Nuk mund ta përjetojmë edhe një tjetër ndarje.
Andaj, të dielën, mblidhemi tek sheshi i heroit kombëtar, Zahir Pajaziti, për ta thyer heshtjen, dhe për ti thënë JO NDARJES mes Robertit dhe Norës. Pos kësaj JO-je të MADHE për ndarjen, ti themi JO edhe shumë problemeve në Kosovë sikurse korrupsioni, zgjedhjeve si farse, e deri tek problemet si i nxehti afrikan etj etj.”- shkruhet në detajet e protestës.

Deri tani, 5 mijë persona kanë shfaqur interesim për këtë protestë.

Mos u habisni nëse ju vjen në Facebook një njoftim për t’u bashkuar në event. Gjithçka mund të ndodhë!

(Kosova Sot Online)