Si dukej në plazh Greta Koçi, në kohën kur ishte me të vërtetë 16-vjeçe

  • 27 August 2019 - 09:42
Si dukej në plazh Greta Koçi, në kohën kur ishte me të vërtetë 16-vjeçe

Edhe në ato vite kur ishte në fillimet e karrierës së saj, Greta Koçin vështirë ta gjeje të relaksuar në plazh për disa ditë.

Ajo është fotografuar në Himarë, një natë pasi dha një koncert madhështor me disa qindra pushues që e ndiqnin.

Të nesërmen, Greta, e shoqëruar nga prindërit dhe motra Eni, asokohe e vogël, shfrytëzuan rastin për të bërë një ditë plazh. Pikërisht këtu, edhe paparazzi ynë shfrytëzoi rastin për t’i bërë Gretës disa foto.

Në fakt, ajo është një nga ato artiste, e cila e ka pak të vështirë të nxjerrë foto në bikini, kështu që mbeten foto të çmuara për sa kohë janë të rralla. Për pamjen nuk kemi çfarë të themi. Greta dukej shumë mirë atëherë, ndërkohë që sot është sofistikuar dhe është bërë me më shumë klas.

(Kosova Sot Online)