Kush tha që Bella nuk e do Duan? Ky koment i modeles mbyll të gjitha gojët e liga

  • 27 August 2019 - 10:50
Kush tha që Bella nuk e do Duan? Ky koment i modeles mbyll të gjitha gojët e liga

Mungesa e një urimi për ditëlindjen e Dua Lipës, nga ana e kunatës Bella Hadid, i shtoi dyshimet se vajzat mund të mos kenë marrëdhënie të mira me njëra-tjetrën.

Në 22 gusht Dua Lipa festoi 24-vjetorin pranë miqve të ngushtë dhe nuk mungoi urimi i vjehrrës Yolanda apo motrës së Anwar-it, Gigi-t.

Yolanda dhe Gigi Hadid e uronin këngëtaren me anë të fotove dhe mbi to shkruanin fjalë të ngrohta për të. Këtu u vu re mungesa e urimit të Bella-s, por në një foto të fundit të publikuar nga Dua, gjërat duken shumë ndryshe.

Këngëtarja me origjinë shqiptare ka qenë duke shijuar pushimet me partnerin dhe miqtë si dhe ka publikuar një foto duke bërë surf. Dhe gjejeni pak çfarë i ka thënë Bella:

“Praktikisht, sekuenca ime e preferuar e të gjitha kohërave”.

Bella na ka bërë të mendojmë se e adhuron fytyrën e frikësuar të Duas në këtë foto dhe kështu që tani s’kemi asnjë dyshim se raporti mes tyre është OK.

(Kosova Sot Online)