Kim e penduar për lidhjet e saj me meshkujt e tjerë para martesës me Kanye West

  • 27 August 2019 - 14:12
Kim e penduar për lidhjet e saj me meshkujt e tjerë para martesës me Kanye West

Lumturia që i ka sjellë martesa me Kanye West,  e ka bërë Kim Kardashian të reflektojë për të kaluarën e saj.

Ajo e quan thjesht kohë të humbur dhe energji të shpenzuara kot, teksa pranon se duhet të ishte martuar më parë me Kanye.

Në intervistën që bashkëshorti i saj i ka bërë për Vogue Arabia, ajo thotë:

“Unë mendoj, “dreq, përse kam harxhuar kaq shumë kohë apo energji? Përse nuk e bëra këtë më parë?” – teksa Kanye kishte marrë rolin  gazetarit.

Kim dhe West nisën një lidhje dashurie që u kurorëzua me martesë pas ndarjes së saj nga ylli i NBA, Kris Humphries.

(Kosova Sot Online)