Pak para lindjes së bebushit, Ariana dhe Ermal Fejzullahu nisin pushimet në këtë destinacion

  • 27 August 2019 - 14:16
Pak para lindjes së bebushit, Ariana dhe Ermal Fejzullahu nisin pushimet në këtë destinacion

Shumë shpejt, këngëtari i njohur Ermal Fejzullahu dhe partnerja e tij, Ariana, do të bëhen prindër për herë të katërt.

Ariana do të sjellë në jetë një vajzë të cilën po e presin me padurim dhe Ermali është shprehur shumë i lumtur për gjininë e fëmijës, pasi vajzat janë pika e tij e dobët.

Disa ditë më parë, Ariana i shqetësoi të gjithë me një foto të publikuar në Instastory, ku tregonte se ishte shtruarnë spital, pa treguar asgjë më tepër.

Mirëpo, duket se tani ajo është në gjendje të mirë dhe është nisur me pushime me bashkëshortin e saj.

Dyshja ka pozuar nga Greqia, ku po shijojnë ditët e fundit të pritjes së ëmbël, ndërsa vëmendjen na e mori barku i rrumbullakosur i Arianës.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Ariana Fejzullahu (@arianafejzullahu) on

(Kosova Sot Online)