Në përvjetorin e katërt të martesës, Andrra publikon momentet më të bukura të jetës me Sinan Hoxhën

  • 27 August 2019 - 14:23
Në përvjetorin e katërt të martesës, Andrra publikon momentet më të bukura të jetës me Sinan Hoxhën

Në maj të vitit 2016, këngëtari i njohur Sinan Hoxha dhe partnerja e tij, Andrra Destani, u bënë prindër për herë të parë.

Andrra solli në jetë vogëlushin Ansi dhe së bashku me Sinanin, ndajnë vazhdimisht foto të bekimit të tyre në rrjete sociale.

Ditën e sotme, çifti mbush plot 4 vite nga dita kur janë martuar dhe Andrra ka vendosur që këtë gëzim ta ndajë me të gjithë ndjekësit e saj në Instagram.

Ajo ka ndarë momentet më të bukura gjatë dasmës së tyre, e cila sigurisht do të mbesë përjetë si momenti më i gëzueshëm në memorien e çiftit.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Aëdrrα Deëαëι (@andrradestani) on

“Nëse e di çfarë është dashuria, e di prej teje. Gëzuar përvjetorin e katërt dashuri!- janë fjalët e Andrrës në postim, ndërsa Sinani ende nuk ka publikuar asgjë për ditën e tyre të veçantë.

Kujtojmë se projekti i fundit i këngëtarit erdhi 4 muaj më parë dhe ishte një bashkëpunim me Almendën, i titulluar “Çaji”.

(Kosova Sot Online)