Butrint Imeri na prezantoi për herë të parë me të atin, janë copy-paste

  • 27 August 2019 - 16:01
Butrint Imeri na prezantoi për herë të parë me të atin, janë copy-paste

Këngëtari i hitit të kësaj vere, “Hajt hajt”, Butrint Imeri, është munduar të jetë sa më i rezervuar për publikun në lidhje me jetën e tij private.

Ai fokusohet vetëm tek karriera e tij dhe lançimi i hiteve të reja që fansat i presin me padurim, mirëpo ditën e sotme këngëtari ka bërë një përjashtim.

Babai i tij feston 51-vjetorin e lindjes dhe këtë gëzim Butrinti s’mund të rrinte pa e ndarë me të gjithë ndjekësit e tij në Instagram.

Ai ka publikuar një foto me të atin, të cilin na e ka prezantuar për herë të parë.

“Gëzuar ditëlindjen bab! 51”-shkruan këngëtari krahas fotos, shoqëruar me një zemër të kuqe.

Kjo është hera e dytë që Butrinti publikon një foto me familjarët, pasi disa ditë më parë kishte pozuar krah gjyshit të tij.

Kujtojmë se këngëtari u bë kryefjala e mediave pas publikimit të klipit “Hajt hajt”, pasi modele në klipin e tij ishte Kiara Tito, e shumë përfolur për një lidhje dashurie me Butrintin.

Megjithatë, të dy i kanë mohuar gjithmonë zërat se ka diçka mes tyre.

(Kosova Sot Online)