Gigi Hadid dhe partneri i saj i ri tashmë në një lidhje serioze

  • 28 August 2019 - 09:01
Gigi Hadid dhe partneri i saj i ri tashmë në një lidhje serioze

Gigi Hadid dhe Tyler Cameron janë parë shpeshherë në shoqërinë e njëri-tjetrit, mirëpo burime të afërta të dyshes thonin se lidhja e tyre ishte një “provë”. Kjo fazë mesa duket ka përfunduar dhe gjërat mes tyre janë bërë serioze, pasi sipas “Entertainment Tonight” Gigi dhe Tyler kanë shkuar bashkë në festën pas ceremonisë së “VMA’s”.

Cameron ka takuar mikeshën e ngushtë të supermodeles, Taylor Swift, ka takuar Bella Hadid, si dhe ka takuar miqtë e tjerë të saj. Sipas burimeve të afërta me çiftin, ata merren vesh dhe e kuptojnë shumë mirë njëri-tjetrin, sepse të dy janë në botën e modelingut. Gjatë festës, Gigi dhe Tyler nuk kanë hezituar të tregojnë afeksionin e tyre, pasi janë parë duke kërcyer të përqafuar, duke u puthur dhe duke qëndruar gjithmonë pranë. Gigi i dha fund lidhjes disavjeçare me Zayn Malik pak kohë më parë dhe duket se tani është gati të vazhdojë jetën me dikë tjetër në krah.

Image

(Kosova Sot Online)