Me kostum rrjetë e pa reçipeta, Rita Ora nuk i lë vend imagjinatës teksa bën “twerk”

  • 28 August 2019 - 09:09
Me kostum rrjetë e pa reçipeta, Rita Ora nuk i lë vend imagjinatës teksa bën “twerk”

E rritur në Londrën perëndimore, pjesëmarrja në karnavalin e Notting Hill ka qenë pjesë e madhe e edukimit të saj.

Është fjala për Rita Orën, e cila ka rrëmbyer vëmendjen e të gjithëve të dielën në festival, me një veshje që nuk i lë vend imagjinatës.

“DailyMail” shkruan se këngëtarja e famshme u shfaq e veshur me një kostum prej rrjete derisa u shoqërua nga Vas J Morgan.

28-vjeçarja ka zbuluar format trupore në një minifund të tejdukshëm nën të cilin dukeshin të brendshmet e saj, ndërsa sipër kishte veshur një bluzë, nën të cilën nuk mbante reçipeta. Ajo gjithashtu ka publikuar në “Instastory” një video ku shfaqet duke bërë “twerk”.

Ndërsa nga ana tjetër, kujtojmë se Rita ka qenë e angazhuar me koncertet e turneut të saj “Phoenix” nëpër botë, pas udhëtimit në Japoni, ajo performoi në Britani para se të nisej në Kroaci.

Image
Image
Image

(Kosova Sot Online)