Duhet të gëzohet, por Gashi jep lajmin e madh duke qarë!

  • 28 August 2019 - 10:28
Duhet të gëzohet, por Gashi jep lajmin e madh duke qarë!

Këngëtari i njohur shqiptar, Gashi ka një arsye të madhe për të festuar dhe për të qenë i lumtur.

Ai ka dhënë lajmin këtë të mërkurë se nga sot e tutje ka dalë në shitje albumi i tij i parë, që mban emrin e tij.

Gashi shprehet shumë i emocionuar për këtë risi dhe shkruan se e ka bërë postimin e cover-it të albumit në Instagram, duke qarë.

“Albumi im i parë!!!! Dua t’ju falenderoj të gjithëve që pritët! Po qaj ndërsa postoj këtë!!!! “GASHi” 2019”, shkruan këngëtari.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by GASHi (@gashi) on

Së fundi Gashi ka publikuar një tjetër projekt muzikor në bashkëpunim me DJ Snake! Kënga titullohet “Safety” dhe është bashkëpunimi i dytë i këngëtarit me Dj-in e njohur në mbarë botën, pas atij të parit që titullohet “Paris”.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by GASHi (@gashi) on

(Kosova Sot Online)