Rikthehet “Big Brother Albania”? Arbana Osmani ngre dyshimet me këto foto

  • 28 August 2019 - 11:11
Rikthehet “Big Brother Albania”? Arbana Osmani ngre dyshimet me këto foto

“Big Brother Albania” ka qenë një nga emisionet më të përfolura për shkak të ‘trazirave’ mes konkurentëve brenda në shtëpi. Për pothuajse 3 vite “Big Brother” nuk është transmetuar dhe mund të themi se publiku e ka ndjerë mungesën e tij.

Pas një video “promo” të gjithë menduan se ky emision jo vetëm që do të rikthehej, por do të sillte VIP-at shqiptarë si konkurentë.

Disa foto nga Arbana Osmani të publikuara në ‘Instastory-n’ e saj, kanë ngritur akoma dhe me shumë dyshimet. Në disa foto të shkrepura në studion e “BBA”, moderatorja ka shkruar: “Do doja të dija diçka, por unë nuk di. Shpresoj t’ju shoh së shpejti gjithsesi”.

Siç mund të kuptoni, asgjë nuk është konfirmuar zyrtarisht, por një gjë është e sigurt, sezoni i ri i “Big Brother” do jetë i mbushur me surpriza dhe me siguri do t’ju mbajë të gozhduar përpara ekranit.

 

 

(Kosova Sot Online)