Nora parandjeu ndarjen nga Roberti, ja faktet

  • 29 August 2019 - 08:41
Nora parandjeu ndarjen nga Roberti, ja faktet

Nora Istrefi dhe Robert Berisha i kanë dhënë fund martesës së tyre disa vjeçare.

Sigurisht që ndarja e Nora Istrefit dhe Robert Berishës ishte lajmi më i bujshëm i ditëve të fundit për mediat rozë.

Kishte kohë që përflitet për një ndarje mes të dyve, por ata e mohuan kategorikisht një lajm të tillë.

Mirëpo pas këtyre lajmeve nëse i kushtojmë pak vëmendje këngëve të Norës, teksti i tyre tregon shumë.

Kënga e parë ishte “Sa t’kom dasht” dhe është bërë 3 vite më parë kur filluan edhe krizat në marrëdhënien e tyre.

Ndërsa pas këtij hiti, ‘Majëm’ sikur e konfirmonte krizën në martesën e saj dhe problemet në lidhje.

Më pas erdhi bashkëpunimi me Skerdin “M’ke mungu”, teksti i të cilit tregon edhe më qartë se bëhet fjalë për një situatë ndarjeje.

Pas kësaj një tjetër bashkëpunim me motrën e saj Era Istrefin me këngën “Nuk e di” ku vetë teksti thotë se ajo nuk e di përse ai nuk është me të kur ajo e do aq shumë!

Së fundmi Nora e ka vulosur ndarjen me këngën “Jena nda” ku shpjegon se e gjithë ndarja është një rrjedhim i tradhtisë së pafalshme.

Të gjithë kemi menduar se janë thjesht këngë, sepse i tillë është arti, por Nora ndoshta në këngët e fundit nuk ka pasqyruar gjë tjetër veçse ndjesitë e saj.

(Kosova Sot Online)