Pas ndarjes nga Keisi, është kjo vajza që i ka vjedhur zemrën Stresit?

  • 29 August 2019 - 11:46
Pas ndarjes nga Keisi, është kjo vajza që i ka vjedhur zemrën Stresit?

Dy ditë më parë në rrjet nisi të aludohej se reperi Stresi ishte në një lidhje të re pas ndarjes nga Keisi, pas dyshimeve që ngriti postimi i tij në Instagram.

Ai kishte publikuar një tavolinë romantike buzë detit, të mbushur me fruta dhe në përshkrimin e saj shkruante:

“Tu ngue “Love Story”: Për mu nuk o problem… Si vazhdon se e kam harru?”

“Ti ike një tjetër vjen”- shkruanin ndjekësit e tij në komente dhe kaq mjaftoi të aludohej se Stresi po tregonte se kishte një femër tjetër në krah.

Pas këtyre lajmeve, Stresi reagoi ditën e djeshme me një status në Instastory, ku i nervozuar nga fjalët lart e poshtë, i kërkonte mediave të mos i interpretonin postimet e tij sipas dëshirës së tyre.

Mirëpo së fundmi, faqja “Vipat e bllokut” në Instagram ka publikuar një video të Stresit krah një femre tjetër, duke supozuar se ajo është e dashura e tij e re.

“Stresi me të dashurën e tij”, shkruhet në videon që i ka bërë të gjithë kuriozë.

Vajza bjonde shfaqet në krahët e reperit teksa ndodhen së bashku në plazh, mirëpo ende nuk dihet nëse ata janë vërtet bashkë.

Gjithashtu, identiteti i vajzës mbetet i pazbuluar për publikun dhe mbetet të presim për të mësuar më shumë për reperin dhe femrën krah tij.

(Kosova Sot Online)