Babai i Britney kërkon më shumë kontroll ndaj saj

  • 29 August 2019 - 14:04
Babai i Britney kërkon më shumë kontroll ndaj saj

Që nga viti 2007, kur pati krizë nervore në publik dhe përfundoi në spital, babai i 37 vjeçares Britney Spears, Jamie (66 vjeç), e ka pasur kujdestarinë ligjore mbi këngëtaren.

Edhe pse Britney kohët e fundit deklaroi se babai i saj e kishte shtyrë të drogohej, dhe më pas e kishte futur në një institucion të shëndetit mendor kundër vullnetit të saj, dhe se ajo ka punuar që më në fund të mund ta udhëheqë jetën e pavarur, si duket kjo nuk do të ndodhë.

Jamie thuhet se ka paraqitur një kërkesë në gjykatë që kujdestaria e tij ligjore të mundësohet edhe në nëntë shtete të reja, ku aktgjykimi nuk kishte qenë i vlefshëm deri më tani.

Jamie kërkoi kujdestari në Alabama, Arizona, Columbia, Georgia, Massachusetts, Michigan, Mississippi, Tennessee dhe Virginia. Babai i këngëtares legjendare qysh në maj e kërkoi kujdestarinë për Hawaii, Louisiana dhe Florida.

Për adhuruesit e këngëtares nuk janë të qarta qëllimet e Jamie, por po qarkullojnë thashetheme që babai i saj po mundohet ta mbajë atë me çdo kusht nën kontroll, për të pasur qasje në situatën e saj financiare dhe në shpenzimet e saj.

“Për vite të tëra ai po e shkatërron shëndetin e Britney dhe po e detyron të punojë, ndërsa të gjitha paratë i merr për vete. Ajo jeton nga paratë e xhepit ndërkohë që është milionere. Ai do ta shiste atë për para”, – janë këto vetëm disa nga komentet e fansave për këtë temë.

(Kosova Sot Online)