Kolegët e saj po aderojnë në parti politike, ajo po ateron në një nga festivalet më të rëndësishme në botë

  • 29 August 2019 - 17:14
Kolegët e saj po aderojnë në parti politike, ajo po ateron në një nga festivalet më të rëndësishme në botë

Aderimet politike të artistëve janë temë e këtyre ditëve.

Aktorja Adriana Matoshi ka zbuluar se do të jetë pjesë e festivalit ndërkombëtar të Torontos në Kanada.

Adriana e ka zbulluar këtë me anë të një postimi ku shkruan: “Kolegët e mi po aderojnë në parti politike,unë kismet po aTeroj ne TorontoFilmFestival”.

Aktorja tregon se në këtë festival do të shfaqet filmi ‘Zana’, e cili shumë shpejtë do të fillojë të shfaqet edhe në Prishtinë.

‘Toronto International Film Festival'(TIFF) është një nga festivalet e filmit më të ndjekura në botë, duke tërhequr gati gjysmë milionë njerëz çdo vit.

 

Kolegët e mi po aderojnë në parti politike,unë kismet po aTeroj ne TorontoFilmFestival. Se shpejti filmi Zana premierë edhe në Prishtinë!

Posted by Adriana Matoshi on Thursday, August 29, 2019


Ndërsa ky përshkrim i Adrianës ka të bëjë me anëtarësimet që shumë artistë të estradës po bëjnë në partitë politike në këto ditë para zgjedhjeve.

(Kosova Sot Online)