Kida mahnit me linjat trupore në fotografitë e reja

  • 29 August 2019 - 17:37
Kida mahnit me linjat trupore në fotografitë e reja

Këngëtarja shqiptare, Orhidea Latifi – Kida, pëlqehet mjaft shumë për stilin e saj muzikor. E njëjta është pjesë e estradës tash e disa vite, ndërsa që nga fillimi i karrierës i ka qëndruar besnike fansave.

Meqë tashmë pothuajse ka mbaruar sezona e verës, 23-vjeçarja ka zgjedhur t’i shijojë disa ditë pushimi më se të merituara.

Gjatë ditës së sotme (e enjte), ajo ka publikuar tri fotografi në bikini dhe në plan të parë nuk ka dyshim se ka vënë linjat trupore.

 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by KIDA (@kida) on

Me një palë bikini të kuqe e me fizikun joshës për t’a pasur zili, Kida rrëmbeu vëmendjen e të gjithëve.

Ndërkohë që, pëlqimet dhe komentet nga fansat e saj të shumtë nuk kanë munguar.

Përndryshe, bashkëpunimi me Ermalin është projekti i fundit që ka lansuar dhe “Tela” në platformën YouTube, ka kaluar mbi 30 milionë klikime.



(Kosova Sot Online)