Me një foto të thjeshtë, Adrola Dushi bën dedikimin më të bukur për prindërit e saj

  • 30 August 2019 - 09:54
Me një foto të thjeshtë, Adrola Dushi bën dedikimin më të bukur për prindërit e saj

Adrola Dushi prej kohësh është shpërngulur drejt Amerikës ku dhe vazhdon karrierën e saj si modele. Pavarësisht kësaj ka treguar gjithmonë se ajo di të vendosë një balancë mes punës dhe familjes.

Sot, ajo publikoi në ‘Instagram-in’ e saj një foto ku shfaqet në makinë me babain dhe nënën e saj dhe krahas fotos modelja shqiptare ka shkruar fjalët më të bukura për to. “Në ditët më të errëta, kur ndihem e papërshtatshme, e pavlerë dhe jo e dashur, kujtoj e bija e kujt jam dhe e drejtoj kurorën time”, ka shkruar ajo.

Me këto fjalë, Adrola ka zbuluar se marrëdhënia e saj me nënën dhe babait vazhdon të jetë e fortë, pavarësisht largësisë dhe karrierës si modele. Në postim nuk kanë munguar as komentet e fansave të modeles të cilët e përgëzojnë atë për lidhjen e fortë që ka me familjen dhe respektin që ajo tregon vazhdimisht për ta.

(Kosova Sot Online)