Pasuri marramendëse, Taylor Swift këngëtarja më e paguar në botë

  • 30 August 2019 - 09:59
Pasuri marramendëse, Taylor Swift këngëtarja më e paguar në botë

Taylor Swift është këngëtarja më e paguar në botë me fitime që arrijnë 185 milionë dollarë sipas Forbes.

Swift “mundi” Kylie Jenner dhe sipas listës së re të revistës rezulton femra më e paguar në këtë industri..

Vendin e dytë e mban Beyonce me 81 milionë dollarë ndërsa Rihanna të tretin me 62 milionë dollarë.

Forbes bëri përllogaritjet duke përdorur të dhënat nga qershori 2018 deri në qershor 2019.

Swift mbizotëroi botën e muzikës muajin e kaluar duke lëshuar albumin e 7-të, “Lover”, javën e kaluar dhe duke marrë 10 nominime në MTV Video Music Awards.

Ariana Grande që rivalizoi Taylor në VMAs me 10 nominime u rendit në vendin e 6-të me 48 milionë dollarë fitime falë albumit të saj “Sweetener” dhe “Thank U, Next.”

Swift zuri vendin e parë për shkak të turneut të saj Reputation Stadium Tour, ku grumbulloi 266 milionë dollarë fitime duke vendosur rekord në Amerikë sipas Forbes.

Duke krahasuar Swif dhe këngëtaret e tjera të listës së Forbes, aktoret fituan shumë më pak.

Scarlett Johansson, aktorja më e paguar në botë llogaritet me të ardhura prej 56 milionë dollarë po sipas Forbes.

Sofia Vergara pason Johansson me 44.1 milionë dollarë, ndërsa ndiqet nga aktoret Reese Witherspoon, Nicole Kidman, and Jennifer Anniston në 5-shen më të paguar.

(Kosova Sot Online)