“S’jam më 20 vjeçe”, Bebe Rexha i dedikon vetes këngën më të bukur për 30-vjetor

  • 30 August 2019 - 10:29
“S’jam më 20 vjeçe”, Bebe Rexha i dedikon vetes këngën më të bukur për 30-vjetor

Sot Bebe Rexha feston plot 30 vite jetë dhe ka zgjedhur t’i bëjë vetes dhuratën më të bukur. Këngëtarja ka publikuar këngën e saj të re,“ S’jam më 20 vjeçe”, duke frymëzuar me vargjet kuptimplota femrat në mbarë botën.

“Not 20 anymore”, titullohet kënga e artistes që ia dedikon vetes dhe atyre që nuk i japin rëndësi numrave.

Teksti i këngës të frymëzon që të duash veten, trupin dhe moshën.

Një pjesë e teksit thotë:

“Nuk jam më 20 vjeçe,

Mos u përpiq të më bësh të ndihem e pasigurtë

Sepse ashtu si vera, me ikjen e viteve bëhem më e mirë”.

Vetëm pak kohë më parë këngëtarja kishte bërë të ditur se do ta festonte ditëlindjen e saj të 30-të pa patur frikë nga vitet që ikin apo nga fakti që një mashkull i industrisë muzikore i kishte thënë se ajo ishte shumë plakë për industrinë muzikore.

“Jam më e mençur, më e fortë dhe më besoni jam po ashtu një femër shumë herë më e mirë në dashuri sesa 10 vjet më parë”, tha ajo vetëm pak javë para se të publikonte këngën e re. Bravo Bebe! Çdo femër që ka prekur të 30-at do ta dashurojë këngën tënde dhe gëzuar ditëlindjen!

(Kosova Sot Online)