Tha se e ndihmoi me karrierën e saj, Dafina Zeqiri i kthehet keq këngëtarit shqiptar

  • 31 August 2019 - 09:28
Tha se e ndihmoi me karrierën e saj, Dafina Zeqiri i kthehet keq këngëtarit shqiptar

Pak kohë më parë, këngëtari shqiptar Hekuran Krasniqi u shpreh në një intervistë se ai kishte ndihmuar disa personazhe në karrierën e tyre, ndër to dhe Dafina Zeqiri.

“Është mëse e vërtetë që në vite kam mundësuar sjelljen e talenteve të rinj në skenë, duke kompozuar e krijuar për ta. Ndër ta, kohë më parë ka qenë dhe Dafina Zeqiri, e cila shkëlqen sot në skenën muzikore”, është shprehur Hekurani, por kjo deklaratë nuk i ka pëlqyer aspak Dafinës.

Ajo i është kundërvënë atij në një koment, të cilin më pas e ka fshirë, megjithatë media ka arritur ta ruajë atë. “Se Hekurani m’ka “nxjerrë” n’skenë. Njerëzit janë kaq të dëshpëruar për vëmendje! Emri im e di çfarë vlere ka dhe pse!”, shkruan Dafina. Me siguri ky koment nuk është pritur mirë nga këngëtari, por na mbetet të presim dhe të shohim nëse do ketë një reagim nga ai. Pak kohë më parë Dafina solli bashkëpunimin me Tayna-n dhe pritet së shpejti të publikojnë një tjetër projekt bashkë, duke qenë se i pari rezultoi shumë i suksesshëm.

(Kosova Sot Online)