Emocionuese, prindërit dhe vëllai e befasojnë Bebe Rexhën në skenë për ditëlindje

  • 31 August 2019 - 11:11
Emocionuese, prindërit dhe vëllai e befasojnë Bebe Rexhën në skenë për ditëlindje

Bebe Rexha nuk ka mundur t’i mbajë lotët nga befasia që iu bë.

Bebe Rexha dje ka festuar ditëlindjen, meqë rast pranoi urime të shumta nga familjarë, miq e kolegë.

Ani pse po festonte ditëlindjen e 30-të, këngëtarja nuk ka anuluar koncertet, ajo edhe mbrëmë këndoi para fansave të saj.

Por, në një moment, në skenë u ngjitën prindërit dhe vëllai i saj, të cilët i bënë befasinë më të bukur Bebes.

Përveç kësaj, artistët më të njohur i kishin përgatitur një video asaj, ku i bënë urimet më të bukura shqiptares.

Në fund, në skenë erdhi edhe torta e ditëlindjes, e pas gjitha këtyre befasive, Bebe nuk mundi t’i ndalë lotët nga emocionet. 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Bebe Rexha (@beberexha) on

(Kosova Sot Online)