Afrona zbulon dhuratën luksoze që do ta hapë vetëm ditën e dasmës

  • 01 September 2019 - 10:47
Afrona zbulon dhuratën luksoze që do ta hapë vetëm ditën e dasmës

Afrona Dika mezi po e pret ditën e madhe.

Asaj dhe partnerit Blero Muharremi po ju ofrohet dita më e rëndësishme e tyre, ajo e dasmës.

Këtë muaj ata do të kurorëzojnë dashurinë me martesë, dhe tashmë kanë përfunduar edhe përgatitjet. 

Megjithatë një tjetër arsye përse Afrona po e pret me padurim dasmën, është një dhuratë luksoze që ka marrë nga partneri.

Ajo ka treguar një kuti me diamante, të cilët thotë se mezi pret që t’i vendosë në ditën më të rëndësishme për të.

Ende nuk e dimë se çfarë ka brenda kutisë, por këtë presim ta zbulojmë shumë shpejt.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Afrona Dika (@afronadika) on

(Kosova Sot Online)