Dua është ndarë nga ai, por Isaac blen shtëpi dhe kështu e uron babai i këngëtares

  • 01 September 2019 - 11:09
Dua është ndarë nga ai, por Isaac blen shtëpi dhe kështu e uron babai i këngëtares

Isaac Carew ka blerë shtëpinë e tij të parë dhe Dukagjin Lipa e uron ndër të parët.

Kanë kaluar tashmë muaj që nga ndarja e Dua Lipës me të dashurin e saj – kuzhinierin e njohur Isaac.

Sipas mediave të huaja, ajo la këtë të fundit për vëllain e dy motrave të famshme, Gigi dhe Bella, Anëar Hadid.

Dua dhe Anwar tashmë nuk ndahen nga njëri-tjetri dhe këtë e dëshmojnë përmes rrjeteve sociale. 

Por, babai i Duas, Dukagjini na habiti me veprimin e fundit.

Teksa Isaac ka njoftuar se ka blerë shtëpi të re, në mesin e shumë komenteve shihet edhe ai i Dukagjinit, i cili tregon se babai i këngëtares shqiptare vazhdo të ketë raporte të mira me ish-dhëndrin e tyre.

Image

(Kosova Sot Online)