U flijova shumë për të qenë baba dhe nënë: Fjolla Morina emocionon me dedikimin ndaj së bijës

  • 01 September 2019 - 13:36
U flijova shumë për të qenë baba dhe nënë: Fjolla Morina emocionon me dedikimin ndaj së bijës

Fjolla Morina është një nga personazhet publik më të njohur. Ajo është mjaf aktive në rrjetet sociale ku shënon një numër të konsideruar ndjekësish. Së fundmi në familjen e saj duket se ka gëzim pasi e bija feston ditëlondjen. Nuk kishte si të mungonte një super dedikim nga ana e saj ku me fjalët e zgjedhura na emocionoi të gjithëve.

Edhe pse është një ndër vajzat më energjike të showbiz-it shqiptar, kur vjen puna te vajzat e saj, Fjolla Morina, ashtu si çdo nën shqiptare, ka kaluar shumë vështirësi.

Duke publikuar disa foto të saj që nga lindja e deri sot, këngëtarja shqiptare ka treguar rrugëtimin e vështirë me të cilin është përballur për të rritur Alaya-n. Fjolla e ka rritur e vetme vajzën e saj dhe padyshim sfidat nuk kanë qenë të lehta.

“U flijova shumë që mos ta lejoja ta humb atë që Zoti dashti t’ma dhurojë. U pajtova me gjithçka, por jo të mos sillja ty në jetë bija ime. Nuk ishte e lehtë për mua të qenurit baba dhe nënë, frymë dhe forcë, dhimbje, ilaç, lot e dashuri, e vetme veç për ty evlad. Lus Zotin që të bëhesh vajzë e mbarë, një ditë të rritesh e të bëhesh e fortë ashtu si unë bijë”.

Image

(Kosova Sot Online)