Linda Halimi lë Amerikën, merr vendimin e papritur pas ardhjes në jetë të vajzës

  • 02 shtator 2019 - 08:16
Linda Halimi lë Amerikën, merr vendimin e papritur pas ardhjes në jetë të vajzës

Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Linda Halimi ka qenë në vëmendje të mediave së fundmi me krijimin e familjes së saj pas ardhjes në jetë të vogëlushes Kaimana. Linda, bashkëshorti i saj Davon dhe vajza e tyre jetojnë në Amerikë, në një shtëpi që e kanë blerë së fundmi dhe janë shumë të lumtur.

Mirëpo pak muaj pas ardhjes në jetë të Kaimanas, Linda ka marrë vendimin e papritur. Këngëtarja do i rikthehet muzikës duke konkurruar në “Kënga Magjike”.

Sot Linda ka lënë Amerikën dhe është nisur për në Shqipëri për të prezantuar këngën e saj sespe shumë shpejt festivali fillon me prezantimin e këngëve. “O Shqipnia jem a doni mysafir a jo? U nisa, donit apo s’donit”, shkruan Linda.

(Kosova Sot Online)