Sot të ndarë, por shihni momentin kur Roberti thoshte: Vetëm vdekja më ndan prej Nora Istrefit

  • 02 September 2019 - 09:48
Sot të ndarë, por shihni momentin kur Roberti thoshte: Vetëm vdekja më ndan prej Nora Istrefit

Javën e kaluar, këngëtari Robert Berisha njoftoi fansat përmes një postimi në rrjetin social Instagram, se është ndarë nga bashkëshortja e tij prej vitesh, këngëtarja Nora Istrefi.

I njëjti postim më pas u fshi, dhe tashmë ka mbetur në pikëpyetje marrëdhënia mes çiftit. Sido që të jetë, Nora ka treguar përmes rrjeteve sociale se është në pushime bashkë me vajzën e saj, Renenë.

Ndërkohë, Roberti i cili është shumë i angazhuar me koncerte, gjatë njoftimit për ndarje, kishte treguar se gjithçka ka qenë paqësore mes çiftit.

Por nëse kthehemi në retrospektivë, një intervistë që Roberti kishte dhënë për Roza Latin, në “Why Not”, më 17 shkurt të vitit 2018, ai aso kohe kishte thënë një deklaratë goxha të fuqishme.

I pyetur nëse kishte në plan të ndahej, këngëtari ishte përgjigjur duke thënë se: “Vetëm vdekja më ndan nga Nora Istrefin”.

Mirëpo pavarësisht kësaj, ai mund ta ketë pasur fjalën në kuptimin që asnjëherë nuk do të jetë larg nga Nora, në interesit të përbashkët të tyre që është rritja e Renesë, dhe këtë do ta bëjnë me dakordësi së bashku, pa marrë parasysh marrëdhënieve mes tyre.

(Kosova Sot Online)