Jo vetëm që nuk janë ndarë, por Çiljeta Xhilaga dhe Alban Hoxha paskan bërë lidhjen familjare

  • 02 September 2019 - 10:11
Jo vetëm që nuk janë ndarë, por Çiljeta Xhilaga dhe Alban Hoxha paskan bërë lidhjen familjare

Çiljeta Xhilaga dhe partneri i saj Alban Hoxha shpesh vihen në qendër të mediave për shkak të marrëdhënies së tyre të komplikuar.

Pak kohë më parë ata u përfolën për një ndarje të mundshme, megjithatë lajmet i hodhi poshtë Çiljeta në një intervistë, ku tregoi se në jetë nuk i mungon asgjë dhe ndihet shumë e plotësuar.

Megjithatë së fundmi këngëtarja ka treguar se jo vetëm që nuk është ndarë nga futbollisti, por marrëdhënia është bërë edhe më e ngushtë.

Ajo ka publikuar në Instastory disa video në makinë ku shfaqet bashkë me kunatat e saj dhe fëmijët.

“Me kunatat”, shkruan këngëtarja mbi videon, të cilën e shoqëron edhe me një emoji zemër.

Marrëdhënia e tyre duket shumë e afërt dhe në këtë mënyrë këngëtarja hedh poshtë të gjithë lajmet e ndarjes dhe konfirmon se marrëdhënia e saj me Albanin është në ditët më të mira.

(Kosova Sot Online)